Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve te fundit janë kryer 3805 testime per persona te dyshuar me Covid-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Shkurt 2021)

  • Raste të reja ditore       952
  • Të shëruar në 24 orë     804
  • Të shtruar në spitale      662
  • Humbje jete në 24 orë   21
  • Testime ditore               3805
  • Testime totale          466,785
  • Raste pozitive          107,167
  • Raste të shëruara     69,773
  • Raste Aktive              35,598
  • Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë     22887
  • Fier         2667
  • Durrës     1680
  • Vlorë       1746
  • Shkodër   1373
  • Gjirokastër 1075
  • Berat        844
  • Korçë       914
  • Elbasan    876
  • Lezhë       826
  • Dibër       374
  • Kukës     336