Bashkia e Durrësit ka zgjidhur për sezonin turistik një prej problemeve që cënonte sigurinë e pushuesve në plazhe. Si bashkia me vijën bregdetare më të gjatw në rang republike, për këtë sezon bashkia ka vendosur ndërtimin e kullave të vrojtimit në të gjithë plazhet që ka në varësi.

Në komitetin e turizmit, ku u dëgjuan problematikat dhe masat e marra, Florian Tahiri, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, tha se kullat e vrojtimit do të vendosen në të gjitha plazhet nga Shkëmbi i Kavajës, në plazhin e madh të Durrësit, në Currila, Gjirin e Lalëzit dhe në Sektor Rinia.  

8 kulla vrojtimi pritet të jenë në shërbim të pushueve këtë sezon, dy nw plazhin e Shkëmbit të Kavajës, tre në plazhin e Durrësit, një në Currila, dy tek Gjiri i Lalëzit dhe një në Sektor Rinia”. 

Po kështu, bashkia ka hapur një pikë informimi në portin e Durrësit, të quajtur “Një mijë buzëqeshje”, e cila do të jetë në shërbim të turistëve që hyjnë nga kjo pikë kufitare. Për këtë sezon turistik, bashkia ka në plan të organizojë “Natën e bardhë”, me qëllim qw t’i japë një hov edhe më cilësor aktiviteteve dhe argëtimit në Durrës.

Tahiri foli edhe për masat e tjera të marra nga bashkia për këtë sezon turistik, i cili pritet të hapet shumë shpejt.  

Të gjitha institucionet vendore në Durrës kanë marrë detyra konkrete për mirëpritjen e turistëve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik. 

K.H.