Turistët që kanë mbërritur në Durrës në këtë sezon veror kanë sjellë shumë nxehtësi dhe trafik në rrugët e qytetit bregdetar.

Një pjesë e turistëve duke parë edhe temperaturat e nxehta, janë shfaqur me rroba banje në qendër të qytetit ndërsa janë duke vizituar Durrësin.

Operatori i "DurrësLajm" ka fiksuar pamjet ndërsa turistët lëvizin të shpenguar në sheshin “Liria” me rroba banje.

Korriku në Durrës ka shënuar edhe rëndim të trafikut të makinave. Ardhja e turistëve por edhe e emigrantëve kanë shtuar lëvizjen dhe kanë rënduar trafikun në qytet.

Ndjekim pamjet.

K.H.