Studentët e Ekonomikut të cilët prej pak ditësh janë ngujuar brenda fakultetit kanë bërë sot një komunikim për mediat.

BalkanWeb raporton se studentët e kanë gdhirë tërë natën dhe se e kanë pasur të vështirë për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës kanë qëndruar 50 studentë brenda fakultetit.

"Një herë të vetme mos përbaltni dëshirat tona për këtë vend. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi dhe ju me to. Gjithmonë kemi besuar se arsimi është thelbi i lirisë së mendimit. Tani janari duhet të na gjente më me dinjitet, e prapë nuk jemi të përfaqësuar. Sot jemi në shkollë, në ambjente të ftohta të dimër e të ngrohta në verë. As kushtet minimale nuk kemi. Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime. Ne u themi këtë: në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim,” thuhej në deklaratën që lexoi një prej studenteve.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet.