Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pasi nuk siguroi dot një vend në Kuvend.

Përmes një statusi në Facebook, Debreshi shprehet se puna dhe veprimtaria politike janë të pandara për të gjithë minatorët që u bashkuan në përpjekjen e përbashkët dhe do të vazhdojnë luftën për Statusin e Minatorit.

“Pas disa javesh shkeputje per shkak te fushates, sot u ktheva ne galeri mes shokeve te vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe veprimtaria politike tashme jane te pandashme jo vetem per mua, por per te gjithe minatoret qe u bashkuan ne Perpjekjen e Perbashket.  Te gjithe bashke do ta vazhdojme luften per Statusin e Minatorit dhe te drejtat tona. Ne emer te shokeve, u bej thirrje te gjithe minatoreve te bashkohen ne Sindikaten e Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes. E ardhmja eshte jona!”, shkruan ai.

Pas disa javesh shkeputje per shkak te fushates, sot u ktheva ne galeri mes shokeve te vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe…

Posted by Elton Debreshi – Faqja zyrtare on Thursday, May 6, 2021