Ambasada amerikane në Tiranë shkruan në Facebook se  Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes postimit, ambasada bën me dije se ekipi i inxhinierëve ka mbaruar vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës, ndërsa nuk mungon hashtagu SHBA qëndron krah Shqipërisë. 

"Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit. Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise"