Shefja e protokollit ndryshoi dëshminë, shtyhet seanca gjyqësore për Agim Kajmakun

13/01/2020 - 12:05

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, pas ndryshimit të dëshmisë nga shefja e protokollit në Bashkinë Vorë. Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar ora 10:00.

Ndryshimi i dëshmisë së kësaj të fundit për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku. Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, pritet të merret nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun. Por sot avokati i tij kërkoi shtyrjen e seancës në mënyrë që të paraqesë provat ashtu siç e parashikon ligji.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shtyrë për në muajin shkurt publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë.

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicion

Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me

Gazetari Artan Hoxha, i cili bëri publike videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.

Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Krimi

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët k