Shembet pallati i parë me tritol, në zonën e Shkozetit. Ndërtesa e parë 5-katëshe është shembur ashtu siç ishte planifikuar.

E ndërsa banorët janë evakuuar, 10 minuta para dhe 10 minuta pas shpërthimit do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, pasi godinat janë vetëm pak metra larg rrugës.

Ashtu si edhe shpërthimi i djeshëm i ndërtesës 6-katëshe Gostivari në zonën e Plazhit, edhe shpërthimi i sotëm është dëgjuar në gjithë Durrësin.

Ndërkohë pritet edhe shpërthimi i kontrolluar po me tritol edhe i një objekti tjetër.