Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Bëhet fjalë për një objekt 5-katësh në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Specialistët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Durrës kryen shembjen e godinës me fadromë.

Edhe një ditë më parë u shemb një pallat 5-katësh në të njejtën lagje, i klasifikuar nga Instituti i Ndërtimin si i pabanueshëm.

Ndërkohë, të shtunën më datë 3 tetor, pritet shembja me shpërthim me tritol e pallatit të Kastratit te lagjja nr.17 në Durrës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.