Shembet me tritol pallati 6-katësh në lagjen nr.13, ndërsa shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Pallati 6-katësh u shemb këtë të martë në zonën e Plazhit, proces i cili u bë me shpërthim të telekomanduar me tritol, për të shmangur dëmet e objekteve ngjitur.

Godina 6-katëshe e ndodhur në stacionin pranë Rrotës së Kuqe, në pronësi të shtetasit Durim Bodlli, u shpall e pabanueshme si pasojë e dëmeve të shumta nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.