Kthehet në një grumbull gjigand inertesh pallati nr.1062 në Durrës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me eksploziv të kontrolluar objektin në lagjen 7.

Shpërthimi i godinës 6-katëshe mesditën e sotme ka qenë shumë i fortë, aq sa është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Për prishjen e objektit u hapën në trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe u përdor 8.5 kg lëndë eksplozive c4.

Pallati në të cilin jetonin 36 familje pati pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u vendos që të shembej pak kohë më parë ndonëse në të banorët kanë banuar edhe pas lëkundjes së fortë sizmike.