Shembet suvaja e ish-godinës së hetuesisë në Durrës, e cila është e braktisur prej shumë vitesh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një kohë kur në këtë zonë lëvizshmëria është mjaft e lartë, por zona ishte rrethuar për të mos shkaktuar persona të lënduar.

Siç duket edhe në videon e “DurrësLajm”, copëzat e suvasë kanë rënë pranë tavolinave e karrikeve të lokalit në katin e parë.

Kur po bëhen dy javë nga tërmeti tragjik që shkaktoi viktima dhe dëme të shumta materiale në qytetin bregdetar dhe jo vetëm, godinat e vjetra vazhdojnë të mbeten shumë problematike dhe rrezikojnë të shkaktojnë persona të lënduar, nëse copa suvaje apo muresh bien prej tyre.