Mesditën e sotme, mjetet e rënda të IMT-së kanë prishur shtëpinë dy katëshe në Ish-Kënetë, siç duket në videon e “DurrësLajm”.

Kjo banesë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u klasifikua nga grupi i ekspertëve e pabanueshme.

Prej të martës së fundit të nëntorit, familja katër anëtarëshe e Petrit Kolës, i ardhur nga Burreli është strehuar tek të afërmit.

Mjetet e rënda e nisën punën prej në mëngjes por pati ndërperje për disa orë për shkak se nuk ishte bërë shkëputja e rrymës elektrike në banesë.

Ndërkohë, mbi objektin dy katësh qëndron ende depozita e ujit, e cila lëkundet pak por i reziston shembjes.