Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Njoftimi është bërë nga vetë ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook.

Cakaj shkruan se kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Edhe një lajm tjetër i mirë për diplomacinë shqiptare …

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike, ka shpallur 12 pozicione të lira pune në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare. Një prej angazhimeve kryesore të Ministrisë për Evropën dhe
Punët e Jashtme mbetet zhvillimi i një strukture diplomatike që mbështetet në energjitë rinore dhe cilësitë profesionale.

Ndër të tjera, kjo shpallje vjen edhe si rrjedhojë e reformave të ndërmarra për të konsoliduar sistemin diplomatik të karrierës. Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi
cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!

Procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesëve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Shumë shpejt Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik.

Të gjithë të interesuarit për t’iu bashkangjitur trupës diplomatike të Shqipërisë,t’u drejtohen referencave vijuese:

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për të përqafuar të gjithë ekselentët e Shqipërisë dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre nëpër botë