Shërohen dy pacientë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi i mirë bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Dy pacientë, kontaktet të pacientit 0 janë gati për të lënë spitalin, pasi kanë dalë negativë”,– shkruan Manastirliu.

Gjithsesi ministrja bën thirrje për kujdes.

“Lajm i mirë

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv

Por JU LUTEM KUJDES

Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditë

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI?

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi 127″, shkruan Ogerta Manastirliu në Facebook.