Gjashtë shqiptarë në Itali janë vënë në prangat e policisë pas përfshirjes në një sherr masiv në Via Mola. E gjithë ngjarja u filmua nga dëshmitarët, ndërkohë që përleshja shkaktori panik në radhët e personave që u gjendën aty pranë.

Dëshmitarët thanë se të përfshirët në sherr kishin me vete pistoleta, sëpata dhe kaçavida.

Pas sherrit ata tentuan të largoheshin me automjetet e tyre tip BMW dhe Peugeot 206 SW.