Debat i ashpër mes gazetarit Artur Zheji dhe kryeministrit Rama në 360 gradë, në Oranews lidhur me çështjen e kanabisit në Shqipëri.
Zheji: Po i bën për budallenj italianët që kanë dhënë alarmin për drogën. Po kapen çdo ditë nga dy ton drogë. Ministri italian tha kujdes!.
Rama: Kam dëgjuar ministrin italian që i quan spektakolare fitoret e policisë mbi këtë fenomen.
Ndërsa një përplasje të fortë pati edhe për mënyrën sesi Zheji dhe Rama duhet t’i drejtohen njëri – tjetrit.
Rama i kërkoi të mos i drejtohet me “ti”, por me ju pasi sipas tij nuk kanë konfidenca.
Zheji: Të të bëj një pyetje, ti ke mundësinë që me një fishkëllimë…
Rama: Unë jam “ju” nuk jam “ti’
Zheji: Nuk e përdorim se nuk je monarki.
Rama: Jo unë po ju flas me ju, me “ti” më drejtohen vetëm ata që kam konfidencë.