Një sherr ku janë përfshirë 3 persona ka ndodhur para pak minutash në Durrës. Sipas informacioneve paraprake policore, një person ka mbetur i plagosur nga goditja me mjete të forta.

Shtetasi F.L., 35 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy autorët që e kanë goditur, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç janë kapur nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë menjëherë duke  bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar  në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.