Sherri me një viktimë e dy të plagosur, Gjykata e Durrësit jep vendimin për autorët

22/09/2020 - 12:42

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur më 18 shtator në lagjen nr.13.

Mësohet se për dy nga tre të akuzuarit për veprën penale "Vrasje me paramendim": Klodjan Daçi dhe Sergio Tatasi u dha masa e sigurisë "arrest me burg" nga gjyqtari Vladimir Skënderi.

Duke qenë se shtetasi Henri Tatasi ndodhet në spital ku dhe po merr mjekim pas plagëve të shkaktuara nga sherri, seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tij do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

Ndërsa për shtetasit Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti të arrestuar për "Moskallëzim krimi" është dhënë masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje".

Ngjarja e rëndë me një viktimë e dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e të premtes në Plazh pas një sherri masiv për arsye banale, ku u përfshinë shumë persona, të cilët u konfliktuan mes tyre fillimisht me mjete të forta e më pas u përdorën armët.

Të plagosur mbetën djali i viktimës Erald Gjini si dhe një nga autorët e arrestuar, Henri Tatasi. Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi 5 të rinjtë ndërsa shpalli në kërkim edhe 3 persona të tjerë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po u

Kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli ka reaguar lidhur me denoncimin e qytetarit Altin Bushi se banesa e tij është dëmtua

Nesër ndryshon ora, teksa në 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Vijojnë të jenë të larta shifrat e Covid 19 në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 302 raste të rej

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vend

Duke filluar nga dita e hënë, datë 26 tetor do të nisë edhe dejivimi i trafikut në ish-sheshin “Shqiponja”, pasi po vijojnë punimet për n

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Min

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbaj

Familja Bushi në fshatin Bizë të Ishmit prej 11 muajsh jeton në kontejner, të cilin e ka siguruar vetë pasi banesa është dëmtuar nga tërm

Grevistet e Ballshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.