Tre ekspertët arkeologë të pavarur prezantuan raportin në seancën e radhës të mbajtur në gjykatën Administrative Durrës, seancë e cila u ndoq nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Përpara trupit gjykues, ekspertët, të cilët kanë në dorë fatin e projektit “Veliera”, thanë se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore, ndaj duhen ndryshime thelbësore në bazë të një projekti të mirëstudiuar.

Shoqëria civile, e ndoqi me interes raportin, në afro 2 orë prezantim nga ekspertët, por kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me të.

Kjo bëri që vendimi të shtyhet për të 9-ën herë radhazi.

Seanca e radhës do të mbahet me 9 janar.

Punimet në lulishten para godinave të Drejtorise së Portit Detar të Durrësit dhe Torrës Veneciane nisën 13 muaj më parë.

Gjate punimeve u zbuluan objekte arkelogjike dhe historike, duke nxitur reagimin e shoqërisë civile, që iu drejtua gjykatës për pezullimin e projektit të bashkisë së Durrësit.

K.H.