Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtra shiu do të dominojnë gjatë paradites në zonat veriore dhe qendrore. Ndërsa rajoni jugor do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të dobëta edhe në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.