Mjaftuan disa minuta shi gjatë pasdites së sotme për të rikthyer tmerrin e përmbytjes së rrugëve të qytetit të Durrësit.

Në pamjet që "DurrësLajm" paraqet, duket situata në pothuajse të gjitha rrugët e qytetit ku ujërat e zeza kanë vërshuar në sipërfaqe.

Kanalizimet dolën jashtë funksioni, duke sjellë në vëmendje problemin e madh e kryesor me të cilin ndeshet popullata në Durrës.

Këmbësorët e patën të pamundur të kalonin rrugët të hynin apo dilnin nga shtëpia.

K.H.