Qendra Kërkimore Amerikane “Pew Research Center”, ka publikuar raportin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në vendet e Europës, në periudhën 2015-2016.

Ky raport konstatoi se 1.1 milionë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet Europiane, kryesisht në Gjermani, duke kryesuar kështu listën e azilkërkuesve.

Sipas të dhënave zyrtare kërkesa për azil deri tani u është pranuar vetëm 40%  të aplikantëve, 3% janë kthyer në vendet e origjinës ndërsa dhe 52% janë në pritje.

Ky raport i bërë është bazuar gjithashtu edhe në të dhënat qeveritare si dhe në ato të EUROSTAT-it.