Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid. Edhe pse në 24 orët e fundit janë regjistruar më pak testime në raport me një ditë më parë, sërish infektimt mbeten të ulëta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 3 viktima dhe 37 raste të reja të Covid në Shqipëri.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç”, njoftoi ministria.

Statistika (16 Maj 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë      1,231

Të shtruar në spitale      85

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757

Raste pozitive             132,015

Raste të shëruara        124,312

Raste Aktive                  5,271

Humbje jete                  2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4137

Shkodër       219

Fier               125

Korçë            196

Gjirokastër   135

Durrës          64

Vlorë             113

Elbasan        75

Lezhë           87

Berat             57

Kukës           29

Dibër           34