Shifra tronditëse/ Në Durrës rritet në mënyrë të ndjeshme numri i të prekurve nga diabeti (VIDEO)

12/11/2019 - 18:01

Në Durrës arrin në 10 mijë numri i të prekurve nga diabeti, duke shënuar një rekord negativ për qytetin bregdetar. 10% e numrit total të diagnostifikuarve në rang republike janë në Durrës, ndërsa numri real mund të jetë edhe më i madh, sepse shumë persona nuk kanë bërë kurrë një kontroll mjekësor për këtë sëmundje.

Mjekë të spitalit të Durrësit dhe autoritetet lokale kanë marrë pjesë në fushatën sensibilizuese për diagnostifikimin e sëmundjes së diabetit, duke dhënë mesazhin e këtij viti: “Ushqehuni shëndetshëm”.

Eduart Spahiu, mjek i spitalit të Durrësit foli për mediat duke dhënë edhe mesazhin sensibilizues.

Në Ditën Botërore të Diabetit, në tendat e vendosura para pallatit të kulturës, qytetarë të shumtë kanë bërë falas testin e diabetit, duke marrë po kështu edhe konsulta nga mjekët përkatës për trajtimin e sëmundjes.

Mjekët e pranishëm në këtë fushatë sensibilizuese i bënë thirrje popullatës që të diagnostikohet, sepse diabeti po konsiderohet si pandemi, që po shënon rritje të konsiderueshme, dhe problematike është situata kryesisht te fëmijët dhe moshat deri në 40 vjeç.
Sipas mjekëve, diabeti ndahet në tipin 1 dhe në tipin 2. Në tipin 1 bëjnë pjesë 30% e pacientëve që janë kryesisht fëmijët që po rriten të kequshqyer dhe obezë. Diabeti është shkaktuar kryesisht prej obezitetit dhe kjo për mjekët është e pandalueshme. Në tipin 2 bëjnë pjesë pacientë të moshës mbi 40 vjeç.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i pushuesve në bregdetin e Durrësit ka ardhur në rritje gjatë ditëve të para të muajit gusht.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Pas lajmit të publikuar në RTV Ora se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur për mjekim më të specializuar kundër koronavirusi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Sot nis puna për tunelin e rrugës Kardhiq – Delvinë.

Banorë të ndryshëm në Durrës janë ende në udhëkryq për gjendjen e pallateve të tyre, pasi një pjesë e tyre nuk ndihen ende të sigurt të k

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë.

Nën masa të rrepta sigurie kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit dy të ndaluarit, të dyshuar për vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramaza

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë mesditën e sotme listën paraprake me emrat e përfituesve të grantit të rikonstruksionit apo r