Shiheni për herë të fundit shëtitoren “Taulantia”, si do ndryshojë pas pak kohësh (VIDEO)

27/05/2019 - 14:27

Pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, bashkia e Durrësit ka nisur punën për rikonstruksionin e shëtitores “Taulantia”, investim i cili kap vlerën prej 2.8 milionë Eurosh. Puna ka nisur me heqjen e dherave të grumbulluar në skajin pranë Portit të Durrësit, ndërsa kompania fituese e tenderit ende nuk ka bërë të ditur vlerën me të cilën e ka fituar tenderin afatin e punimeve, etj.

Procedurat e tenderimit u hapën nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar [FZhSh], në rolin e investitorit të këtij projekti madhor më 15 mars 2019. Pas tenderimit u zhvilluan edhe afatet e ankimimit për  procedurën e tenderimit të kontratës së investimit për rikonstruksionin e shëtitores “Taulantia” Durrës, me një fond limit prej rreth 363 milionë lekë të rinj (2,8 milionë euro). FZhSh-ja thotë se kohëzgjatja e realizimit është 18 muaj nga data e fillimit të punimeve. Me sa duket, ky investim do të përfundojë në fund të vitit 2020.

PROJEKTI

Projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh, ku ndër to përfshihen krijimi i më shumë hapësirave publike për qytetarët, sheshe, hapësira të gjelbëruara e të ndriçuara. Po ashtu, është projektuar njëkohësisht edhe ndërtimi i parqeve për aktivitete sportive dhe kënde lojërash për fëmijë.

Nga detajet e investimit është parashikuar edhe krijimi i një hapësire të re pranë portit, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit. Rrugët që vijnë nga qyteti janë projektuar të “hyjnë” në parqe dhe të lidhen më pas me vijën bregdetare.

Ndërkohë, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i “Sheshit mol” në të cilin janë projektuar të mbillen pemë në të gjithë gjatësinë e tij, i cili rikthen lidhjet me zonën ku ndodhet Torra Veneciane dhe me portin e ri duke u zgjatur më pas në det.

Ndërsa, monumenti ekzistues nuk do të preket, por do të qëndrojë brenda në park, ku do të aksesoshet direkt nga sheshi i hyrjes. Për ta bërë këtë një zonë multifunksionale, pranë këtij sheshi do të krijohen edhe hapësira për spektakle dhe evenimente të vogla.

Rikualifikimi përfshin njëkohësisht edhe shembjen e murit ekzistues përgjatë shëtitores me qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të reja. Projekti shtrihet deri në lindje aty ku lidhet edhe me rrugën “Taulantia” dhe nisur nga pozicioni strategjik i kësaj zone, është projektuar të ndërtohet edhe një parkim i madh me rreth 170 vende për automjete.

Gjithashtu, do të krijohet edhe një hapësirë për lojërat që aktualisht janë zhvendosur përgjatë shëtitores, si dhe do të bëhet edhe vendosja e një sistemi të ri ndriçimi për të gjithë ambientet e sheshit.

Grupi i projektimit përbëhet nga inxh. Ndërtimi Gëzim Islami, ark. Elton Çarçani, inxh. topograf Kujtim Canameti, inxh. gjeolog Leonard Kazanxhiu, inxh. elektrik Hajdar Kurti, ark.Barbara Agnoletto, ark. Francesco Spanò.

VIJA E RE BREGDETARE E QYTETIT TË DURRËSIT

Projekti për rehabilitimin e shëtitores “Taulantia” të qytetit të Durrësit ndërtohet duke u bazuar mbi tre objektiva kryesorë:

1. Ripërcaktimi i raportit të kësaj zone me zonat urbane pranë saj, me qendrën dhe me elementet e rëndësishme historike, si objektiv kryesor për të shtuar dhe pasuruar sistemin e hapësirave publike;

2. Ripërcaktimi i raportit të qytetit me detin;

3. Realizimi i një parku të vërtetë për t’i ofruar qytetit më shumë hapësira publike për qytetarët, sheshe, hapësira të gjelbëruara, të ndriçuara dhe parqe për aktivitete sportive dhe lojëra për fëmijë.

Në kushtet aktuale kjo zonë po përjeton një lloj pezullimi, në pritje të një ideje të saktë.

Hapësira e gjelbër prezantohet si një grup copëzash dhe lulesh të vogla, shëtitorja pranë detit shfaqet si një hapësirë e shtruar pa një raport të vërtetë me ujin; në mbrëmje kjo zonë është e ndriçuar pak dhe në mënyrë jo-homogjene.

Ndërhyrjet, që po zhvillohen në rrugën “Taulantia” kanë filluar një projekt për rikualifikimin e saj, i cili duhet të jetë i përfunduar dhe i saktë: në këtë moment marrëdhëniet me qendrën nuk janë të lehta dhe të përcaktuara qartë.

Edhe një hapësirë e re është e disponueshme në lindje, pranë portit. Kjo hapësirë përfaqëson një mundësi për të gjithë qendrën dhe duhet të përdoret në mënyrë adekuate, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit.

Projekti strukturohet duke rimarrë përmasat dhe duke krijuar lidhje të forta me qendrën dhe me hapësirën urbane, së cilës i referohet. Rrugët që vijnë nga qyteti, hyjnë në park, krijojnë konfiguracione dhe lidhen me vijën bregdetare duke krijuar mundësi për lokalizimin e pikave të rëndësishme, siç janë sheshet e krijuara në det.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.