Shijakasi dhe durrsaku arrestohen në Itali për vjedhje

Postuar: 28/11/2014 - 19:50

DURRËS, 28 nëntor 2014 -  Policia e qytetit të Lukës kishin marrë denoncime për vjedhje nga pronarët e 5 klubeve, ku ishin vendosur edhe makineta bixhozi.  Policë civilë ishin vendosur për të mbikqyrur makinetat në disa lokale të periferisë së qytetit të Lukës. Të enjten 27 nëntor, 2014 pikërisht policët, që mbikqyrnin makinetat e Bar Vignola-s dyshuan se dy persona, që nuk ngjanin si italianë mund të ishin hajdutët e makinetave.

Për tre orë rresht personat u mbajtën nën mbikqyrje. Në çastin, kur ata me një copë tel të bërë gremç po nxirrnin monedhat nga makineta, policët u vunë prangat. Të arrestuarit ishin: Zamir Sheta i lindur në Shijak në vitin 1971 dhe Arben Coku lindur në Durrës në vitin 1967. Dy shqiptarët ju nënshtruan gjykimit të drejtpërdrejtë. Meqenëse nuk kishin precedentë penalë, secili prej tyre u dënua me 8 muaj burg dhe 150 euro gjobë për vjedhje të rëndë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’.

   Gazetari investigativ Artan Hoxha, njihet për lajmet e bujshme që bën publike, dhe shumë herë kur ai paralajmëron diçka, ndodh.

   Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim mbrëmjen e sotme të prokurorët e Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj”.

   Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka publikuar një status në “Facebook”, lidhur me daljen publike të ish-ministri Sajmir T

   Ky që shihni në foto është për N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Dur

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, ndaloi sot një punonjës policie si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit

   Ushtarakët e Forcave Speciale do të angazhohen në misionin paqeruajtës në Afganistan.

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ka deklaruar të hapur garën për kreun e 11 drejtorive rajonale në vend.

Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 euro!

Një qytetar durrsak ka bërë tre javë burg  për shkak të një gabimi që ka bërë një denoncuese nga Saranda.