Sot dhe nesër (26 dhe 27 mars), disa zona të Shijakut do të mbeten pa energji për shkak të punimeve në nënstacion.

OSHEE rajoni Durrës, njofton abonentët e Shijakut përmes një postimi në "Facebook" se:

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Shijak, në datat 26-27 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Pa energji do të mbeten: Likesaj Shijak, Dushk, Gjepale, Shahinja, Romanat, Pjeze, Hardhisht.