Shijaku ende asnjë të prekur nga koronavirusi, kryebashkiaku Arbana ka një apel për qytetarët

05/04/2020 - 14:44

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.

Por pavarësisht këtij rezultati shpresëdhënës, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, u është drejtuar qytetarëve të tij duke u kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat.

“Nëse humbim durimin, kemi humbur betejën. E ardhmja është aty, plot shpresë për Shijakun tonë që shumë shpejt do të rindërtohet.”- shkruan ndër të tjera Arbana.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Shijakut, Xhafzotajt, Maminasit dhe Gjepalajt.

Ju drejtoj këtë thirrje nga shtëpia, nga vendi më i sigurtë për të gjithë ne, gjatë periudhës së kësaj pandemie, që e dimë se kur ka nisur, por se dimë se kur do përfundojë.

Deri tani Shijaku nuk është pjesë e qyteteve që ka vatra të përhapjes së këtij virusi, por kjo nuk do të thotë që ne të mos tregohemi të kujdesshëm.

Duhet të vazhdojmë të tregohemi të përgjegjshëm ndaj zbatimit të gjithë rregullave.

Distancimi social është shumë i rëndësishëm. Është arma më e fortë për të luftuar koronavirusin.

Duhet të jemi mirëkuptues dhe të duruar.

E gjithë fuqia njerëzore përbëhet nga durimi dhe koha. Kjo është prova e një rezistence kolektive dhe ne nuk jemi as të parët, as të fundit që po përjetojmë një situatë të tillë izolimi.

Nëse humbim durimin, kemi humbur betejën. E ardhmja është aty, plot shpresë për Shijakun tonë që shumë shpejt do të rindërtohet.

Për momentin po bëjmë maksimumin duke u kujdesur për pensionistët e vetmuar, për njerëzit në nevojë ekonomike, për invalidët, që të mos i mungojë asgjë.

Po motivojmë fëmijët për tu marrë me gjërat që pëlqejnë, për të shprehur pasionet e tyre.

Le të kujdesemi për veten, për familjen tonë e mbi të gjitha sytë dhe zemrën ta kemi te të moshuarit.

Së bashku do ia dalim! Faleminderit!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.