Deri në mesditë, territori vijon me shira mesatare dhe intensive. Ndërsa pasditja përmirëson motin në të gjithë territorin, por reshje të përkohshme shiu e dëbore mbeten prezente edhe gjatë natës.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit ulen sërisht me 2-3°C; më e ndjeshme rënia gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.