Ish-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri ka reaguar ndaj asaj që ai e cilëson si “mega-skandal anti-kombëtar”.

Në një postim në rrjete sociale, Tahiri është ndalur tek projekti për shndërrimin e portit të Durrësit në port turistik dhe darkën në Dubai, ku një pjesë e kabinetit qeveritar ishte ftuar nga investitori arab, që pritet të realizojë projektin 2 miliardë dollarë.

Ndërsa analizon projektligjin e miratuar dhjetorin e kaluar në parlament, ish-drejtori i DPD-së e quan atë “projektligji më absurd që hartohet kundër durrsakëve dhe gjithë Shqiperise pas një darke me 700 euro pjata”.

Duke u ndalur tek fakti që qeveria Rama propagandon me të madhe portin e ri turistik, por nuk zbardh asnjë detaj për portin tregtar, Tahiri ngre akuza ndaj ekzekutivit.

“Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri Suezi, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.

Përveçse autoritarizëm dhe korrupsion kjo është dashakeqësi dhe urrejtje kombëtare për ta fshirë nga harta një komb.

Projektligji në fjalë ska brenda transferim të aktiviteteve portuale në terminale të tjera gjersa ato të ndërtohen por thjeshtë ka dorëzim të nyjes ekonomike më esenciale të një kombi dhe zhvatje ndaj një qyteti si Durrësi me 400 mijë banorë të cilët i mbajnë sytë tek ai port”,- shkruan Tahiri.

Shitja e Portit të Durrësit një mega-skandal anti-kombëtar. Projektligji më absurd hartohet kundër durrsakëve dhe…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, January 13, 2021