Shkarkimi i Klement Zgurit, KQZ rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste

14/11/2017 - 19:13

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit.

Sipas KQZ-së, dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar më 17 tetor. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ditë më parë kërkoi shkarkimin e Zgurit, kreu i KQZ i propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha.

Në shkresë, thuhet se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ.
Materialet nga Prokuroria kanë mbëritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.

Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

Në dokumentacionin e Prokurorisë sqarohet se vepra penale e konsumuar nga Kapllanaj është parashkruar, pasi ka kaluar afatin 10-vjeçar. Kjo ka bërë që çështja të arkivohet.

Një ditë më parë vetë Kryeministri Edi Rama iu dha krahë socialistëve dhe mbështeti nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, por dalja në dritë e një dokumenti hedh poshtë një nga argumentet mbi të cilin socialistët do kërkonin shkarkimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për çështje të nxehta të aktualitetit.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor, parashikon Meteo

Vjeshta e begatë, e karakterizuar edhe nga temperatura të larta jo normale për stinën, po shkon drejt fundit dhe fermerët e Durrësit, ata

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një

Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Bal

Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.