Gazetari Artan Hoxha ka komentuar "luftën politike" mes Partisë Socialiste dhe presidentit Ilir Meta pas vendimit të këtij të fundit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Hoxha përmes një postimi në Facebook i kujton atij shprehjen e urtë popullore "Ç'të mbjellësh do të korrësh" referuar zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit të vendit.

"Kur Ilir Metën mbolle pa pyetur askënd, Ilir Metën do korresh dhe mos iu qaj askujt…", shkruan gazetari ndër të tjera.

POSTIMI I GAZETARIT

Edvin, populli yne thote, "c'te mbjellesh do te korresh"….

Kur Ilir Meten mbolle pa pyetur askend, Ilir Meten do korresh dhe mos iu qaj askujt…

Ilir Meta eshte Ilir Meta, ngado qe ta kapesh dhe sido ta rrotullosh!!!!

Shijoje deri ne fund tani….