Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve Sokol Hysa të propozuar nga PDIU janë shkarkuar nga detyra. Vendimin për shkarkimin e tyre e ka firmosur kryebashkiaku Erion Veliaj.

PDIU mori pjesë edhe në protestën e opozitës në 16 shkurt dhe sipas të dhënave Mesiti dhe Hysa kanë marrë pjesë në protestë. 

Kjo lëvizje në bashkinë e Tiranës vjen edhe pas vendimit që PDIU mori për të djegur mandatet.