Shkarkohet nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.

Vendimi për shkarkimin e saj vjen pak ditë pasi janë arrestuar 6 kontrollorët e kufirit në Durrës.

Gjashtë punonjësit e policisë u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar "Kontrollori". Sipas policisë, efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”. Por ata u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit.

Nushi mbante këtë detyrë që prej majit të 2017-s.