Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të hënë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Dizdari nuk ishte i pranishëm në sallë, por përfaqësohej nga avokati i tij.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua javën e kaluar, KPK tha se Dizdari ka kontakte të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar për “ndikim të paligjshëm”.

Gjithashtu edhe vajza e tij ka blerë me hua një apartament, tek huadhënës që nuk justifikonin paratë e dhëna.