KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit Tiranë, Maria Qirjazi dhe si pasojë është bllokuar Gjykata e Apelit.

Apeli tashmë ka 9 anëtarë nga 31 që duhet të ketë dhe janë në pritje për t’u shqyrtuar 14 mijë e 500 dosje.

Maria Qirjazi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë ka qenë një një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.