Shkelje në ushtrimin e detyrës/ Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona

31/10/2020 - 09:55

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Në një deklaratë, Çela bën me dije se pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

"Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona në lidhje me funksionin e tij si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “b” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Ky është rasti i parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm  i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror, shprehje kjo e vullnetit për të kontribuar në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, përmes një qasje proaktive dhe rritjes se koordinimit ndërinstitucional, duke synuar rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe zhdukjen e  kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.", thuhet në njoftim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar.

Mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga vdekja e fëmijë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë.

20 kandidatë për 4 vende pune në bashkinë e Durrësit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko