Shkeljet për mbetjet e rrezikshme spitalore në Vlorë, Gjonaj: 18 masa disiplinore

14/11/2018 - 17:11

Plot 18 masa disiplinore janë rekomanduar për drejtues dhe punonjës të spitalit të Vlorës, pas një inspektimi të kryer nga Task Forcë Antikorrupsion javën e shkuar.

Masat janë si më poshtë: 

•        9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital si dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës. Gjithashtu janë rekomanduar:

•        9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës antarë të komisioneve të prokurimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilds Gjonaj, bëri me dije se Task Forca Antikorrupsion "ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës".

Gjithashtu, ajo bëri me dije se gjatë javës së kaluar nga Policia e Shtetit janë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

"Rezultatet janë të mira, por kemi ende shumë punë për të bërë, për të arritur ato standarde të transparencës me publikun, shërbimit cilësor ndaj qytetarëve dhe goditjes së korrupsionit, të cilat kërkohen në radhë të parë nga vetë qytetarët, por në të njëjtën kohë edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit", përfundoi ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 4 persona që rezultuan deri tani në pjesën e organizatorëve të skemës mashtrue

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar në një postim në Facebook se bregdeti do të përfshihet nga era të forta gjatë kësaj fundjave.

Pas vendimit të një dite më parë të opozitës për të djegur mandatet, Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedh

Qytetarët e Durrësit janë të dyjëzuar, ndërsa nuk mungojnë as personat indiferentë, përsa i përket situatës së nxehtë në të cilën ndodhet

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar

Një grup mbështetësish të PD-së, janë grumbullua për të pritur me protestë kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. 

Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve që po bëhen për instalimin e rrjetit 20 kv në një kabinë q

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Arta Mar

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura apo artikuj shkencorë.

Polici nga Dukagjini Berhan Bajrakurti, me gjasë pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin