Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘War Dogs’.

Sipas Shkëlzen Berishës, burimi i gazetarit amerikan është Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Cili është burimi në Tiranë, sipas jush?

Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar informacioneve që avokatët e mi kanë marrë gjatë procesit gjyqësor. Dhe del se një nga burimet kryesore që gazetari citon në Tiranë është Erjon Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që Llouson ka bërë përgjatë procesit gjyqësor.

Në gjyq, autori ka identifikuar Erjon Veliajn, si një nga burimet e tij kryesore. Në Amerikë për shpifje mund të ngrihen vetëm padi civile dhe jo penale.

Ylli Rakipi: Sa para keni kërkuar për dëmshpërbli?

Shkëlzen Berisha: Kam kërkuar pas një konsultimi me financiarët janë kërkuar 60 milionë USD.

Nuk janë shumë për dëmin shumë vjeçar që më është shkaktuar me këtë çështje. Nuk janë shumë edhe për paratë që kanë fituar përmes kësaj çështje.