Bllokohet lëvizja e mjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës për shkak të shembjes së një masivi dheu në Mamël. Policia njofton se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

“Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë”, thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.

Ndërkohë që vijon puna për të zhbllokuar rrugën nga masivi shkëmbor që ka rënë në fshatin Mamël, lëvizja në sensin nga Tirana në Elbasan vijon normalisht.