Një shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë sërish nga Mali i Torovicës në rrugën kryesore. 

Por fatmirësisht nga incidenti nuk ka persona të dëmtuar.

Policia dhe autoritetet lokale janë nisur drejt zonës, që konsiderohet si tejet problematike nga rënia e shkëmbinjve.

Dy shkëmbinj u shkëputën mëngjesin e së martës (20 nëntor) në Torovicë, duke rënë vetëm 1 metër larg banesës së familjes Përlleshi.

Pesë anëtarët e familjes Përlleshi shpëtuan për mrekulli nga shkëputja e shkëmbinjve, por u shprehën se ndihen mjaft të rrezikuar.