29/11/2020 - 19:24
Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.
Ai ka treguar se nipi i tij kishte dalë për peshkim si zakonisht, për nevoja ekonomike. Xhaxhai i 32-vjeçarit tha se kërkimet për trupin e të riut janë bërë sa për të thënë pasi sipas tij, strukturat nuk funksionojnë.
"Djali si zakonisht del gjuan me motor për hallet e veta për nevoja ekonomike, burokracia është e jashtëzakonshme. Jena detarë, njerëz detit, na e mori deti. Burokracia është ajo e zakonshme. Strukturat nuk funksionojnë. Kërkimet u bënë pak mbrëmë sa për të thënë dhe u harrua çdo gjë", u shpreh ai.
Kërkimet kanë vijuar përgjatë ditës së sotme nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
/portali DurresLajm/