Në Durrës vijon operacioni i shpëtimit në gërmadhat e Vila Palma për nxjerrjen e trupit të 25-vjeçarit, Klajdi Qato, i cili prej orës 12:00  ka kërkuar ndihmë.

Nga shembja e vilës 6 katëshe ka humbur jetën Sadik Qato, ndërsa Vera Qato fatmirësisht u arrit të nxirrej e gjallë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë edhe gjatë natës sipas autoriteteve dhe pse me rënien e errësirës shtohet vështirësia.

Pranë zonave ku ka pasur shembje është vendosur ndriçim për të mundësuar një fushëpamje sa më të mirë, por është një luftë me kohën.

Ndërkohë në orën 16:41, bilanci i viktimave u rëndua më tej duke shkuar në 18 numri i të vdekur nga kjo katastrofë natyrore.