Ka shkuar në 18 numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri ndërsa 333 persona janë të prekur nga ky virus. Mësohet se një një 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Në një dalje për mediat, specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi tha se viktima ishte i shtruar prej 13 ditësh ndërsa prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67-vjeçari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”, tha Dervishi.