Shkon në 212 numri i të infektuarve në Shqipëri, zgjerohet harta

29/03/2020 - 11:42

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ministria e Shëndetësisë njofton se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë 121 raste
  • – Durrës 12 raste
  • – Lushnje 4 raste
  • – Elbasan 5 raste
  • – Fier 22 raste
  • – Kavajë 4 raste
  • – Rrogozhinë 2 raste
  • – Korçë 12 raste
  • – Vlorë 5 raste
  • – Shkodër 5 raste
  • – Lezhë 5 raste
  • – Berat 1 rast
  • – Has 2 raste
  • – Krujë 5 raste
  • -Tropojë 3 raste
  • – Pukë 3 raste
  • – Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.

Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.

Forcat xheniere dhe ato të IMKT-së rrethuan sot pallatin në qendër të Durrësit, për të cilin është marrë vendimi për ta shembur, pasi rez

Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.