Ministrja Ogerta Manastirliu njofton se tashmë në Shqipëri numri personave që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, ka shkuar në 600 mijë.

Lajmin ministrja e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.  Ditët e fundit në vendin tonë janë ulur shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Sot, autoritetet shëndetësore bënë të ditur se COVID-19 i mori jetën një personi, teksa të infektuar u konfirmuan 57 qytetarë.

#ShqipëriaBuzëqesh

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, May 9, 2021