08/04/2021 - 17:21
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Ardjan dhe Florenc Çapja.
Xhaxhai dhe nipi i tij, si dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit, akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit, vrasje e dyfishtë e ndodhur në vitin 2012.
Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj ka shpallur moskompetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme SPAK-ut.
Ardjan Çapja përfundoi në prangat e policisë më 29 mars, ndërsa në kërkim është Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.
/portali DurresLajm/