Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së vitit të ri akademik të paraqiteshin në fakultete vetëm studentët e vitit të parë, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar.

Në shkresën që mban ditën e sotme dhe që DurrësLajm po e publikon më poshtë, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit njofton të gjithë universitetet publike dhe private në mbarë vendin se pavarësisht kërkesës së dikasterit përsa i përket studentëve të vitit të parë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që procesi akademik të bëhet vetëm online.

“Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale me shkresen ill. 485911 prot., date 30.10.2020, te cilen e gjeni bashkelidhur, sqaron se lejimi i prezences se studenteve qe fillojne per here te pare nje program studimi, sipas nje grafiku te percaktuar, vetem per javen e pare te vitit akademik eshte i pamundur.” – shkruhet në shkresën që u drejtohet gjithë Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend.

Duke nisur nga dita e hënë, datë 2 nëntor, të gjitha universitetet e vendit do të nisin mësimin online, për shkak se Komiteti i Ekspertëve vendosi se të paktën për një muaj nuk duhet të hapen as fakultetet dhe as konviktet për shkak të numrave gjithnjë në rritje të të prekurve nga Covid-19.

“Gjate ketyre diskutimeve u analizua me kujdes situata epidemiologjike ne vend dhe u konstatua qe vendet ku jane te perqendruara IAL-te Jane vatra te larta infektimi duke filluar nga Tirana. Durresi etj, Epiderniologet ne Komitet argumentuan qe ardhja neper auditoret e IAL-ve apo edhe ne konviktet ku akomodohen studentet nga i gjithe vendi do te perbente shkas per perhapjen e infeksionit Covid-19 edhe ne ate zona ku situata epidemiologjike eshte me e ulet. Sigurisht. Komiteti e diskutoi edhe mundesine e fillirnit te vitit te ri shkollor per studentet qe hyne per here te pare ne universitet nisur nga fakti qe pjese e komitetit jane edhe pedagoge te IAL -ve, por epidemiologet argumentuan se ne kushtet qe jemi edhe nje alternative e tille paraqet rrezikshmeri ne perhapjen e infeksionit Covid-19. Persa me siper. Komiteti Teknik i Eksperteve gjykon qe lejimi i prezences se studenteve qe fillojne per here te pare nje program studimi sipas nje grafiku te percaktuar vetern per javen e pare te vitit akadernik eshte i pamundur.”,– shkruhet në shkresën e firmosur nga zv/ministrja Mira Rakacolli.