‘Shkrime që nxijnë Shqipërinë’, Bild-Gjylametit: Ke tymosur “gjëra të gabuara”, deklaratë e çmendur

15/05/2019 - 21:40

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, gjatë një deklarate nga selia e PS-së hodhi akuza të rënda në drejtim të opozitës, se ka paguar para, për artikuj në media të huaja. Konkretisht, Gjylameti i referohej një artikulli të Bild shkruar nga reporteri kryesor i politikës, Peter Tiede.

Gjylameti tha ndër të tjera se: “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë“.

Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184. /TPZ.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokurori Vatë Staka është prej vitit 2018 nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës, por procedimi penal nuk e ndali Prokuroren e Përgjithshme

Pavarësisht se Vangjush Dako e dorëzon mandatin e tij të tretë në 30 qershor të muajit të ardhshëm, as ai dhe as administrata nuk i kanë

Dy foto që flasin shumë për zhurmën fiktive rreth punëve publike të bashkisë së Durrësit për ndërtimin e “Velierës”.

Bujar Leskaj është rikthyer në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe ka firmosur sot për të hequr dorë nga delegimi i kompetencave,

Me dëshirën e madhe për të mbërritur në tokën e premtuar, shumë shqiptarë provojnë mënyra nga ndryshme për të ikur në Britani.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të plani

Kandidati për bashkinë e Kavajës nga partia Bindja Demokratike është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës kanë qenë pjesë e diskutimeve me ekspertët e porteve dhe qyteteve në të dy anët e detit Me

Komisioni i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha se misioni i FRONTEX në Shqipëri, është një etapë e re e